Kosova
Ushtari i sëmurë rëndë me Covid evakuohet nga Kosova në Austri
Forcat e Armatosura të Austrisë kanë kryer evakuimin mjekësor emergjent të një ushtari të NATO-s nga Kosova në Austri për trajtim të mëtejshëm

Forcat e Armatosura të Austrisë kanë kryer evakuimin mjekësor emergjent nga Kosova. Një C-130 “Hercules” evakuoi një ushtar, transmeton albinfo.at.
Thuhet se në orën 18:00 të së shtunës, një C-130 “Hercules”(avion transporti, kryesisht ushtarak) i ushtrisë federale u ngrit nga Linz-Hörsching me destinacion në aeroportin e Prishtinës në Kosovë, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes austriake.
Arsyeja ishte se një ushtar i NATO-s, i cili ishte i sëmurë rëndë me Covid-19, duhej të dërgohej urgjentisht në Austri për trajtim të mëtejshëm. Instalimi i një kontejneri të posaçëm në “Hercules” bën të mundur transportimin në ajër të pacientit në terapi intensive, sipas ministrisë.
“Është një ndjenjë e mirë të dish se ne jemi në gjendje të sjellim menjëherë në shtëpi në Austri njerëz, të cilët nuk mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë një sëmundje jashtë vendit. Unë do të doja të falënderoja shprehimisht të gjithë të përfshirë në fushatën e evakuimit për angazhimin e tyre. Uroj ushtarin e sëmurë një shërim të shpejtë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner.
Theksohet se ushtari tani ndodhet në spitalin e Linzit, transmeton tutje albinfo.at.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit