Shkurt.ch
Ushtarët gjermanë “luajnë” me fëmijët luftën e Kosovës
Fëmijët mysafirë, nën drejtimin e ushtarëve kanë gjuajtur me pushkë ushtrimore në drejtim të maketeve të shtëpive të vogla prej druri
Në një kazermë ushtarake në Reichenhall të Gjermanisë, gjatë një dite të hapur për vizitorë, më 28 maj, janë inskenuar pamje dhe “lojëra” që imitonin luftën në Kosovë. E gjithë kjo nën praninë dhe mbikëqyrjen e ofidcerëve të Bundesverit!
Por, pasi çështja u bë publike, udhëheqja e ushtrisë gjermane ka filluar hetimet, raporton televizioni NTV dhe gazetat “TZ”, “Münchner Merkur” etj.
Gjatë kësaj “dite të dyerve të hapura”, fëmijët mysafirë, nën drejtimin e ushtarëve malorë kanë gjuajtur me pushkë ushtrimore në drejtim të maketeve të shtëpive të vogla prej druri. Ushtarët kanë improvizuar pamjen e Mitrovicës, qytetit i cili, siç shkruajnë mediet gjermane ka qenë arenë e konflikteve të përgjakshme gjatë Luftës së Dytë Botërore por edhe nga viti 1999, me pjesëmarrjen e trupave të KFOR-it. Në mesin e këtyre të fundit, pjesëmarrëse ka qenë edhe brigada e 23-të e malorëve nga Bad Reichenhall.
Komanda Supreme e Bundesverit kritikon këtë ngjarje. Me këtë rast një zëdhënës i saj ka thënë se “ndaj përgjegjësve të kësaj ndodhie do të zhvillohen procedura juridike dhe disiplinore”.
Sipas tij, me këto “lojëra” përveç aspektit moral janë shkelur edhe rregullat e qarta bazë që janë të vlefshme brenda ushtrisë gjermane. “Njerëzit nën moshën 18 vjeçare, nuk kanë të drejtë që në asnjë rrethanë të marrin në dorë armë në hapësirat që kontrollon Bundesveri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









