Lajme

Ushtarët gjermanë largohen papritur nga Grenlanda pas kërcënimeve të Trumpit për tarifa doganore

Sipas raportimeve të Bild, ushtarët gjermanë që kishin mbërritur në Grenlandë vetëm 44 orë më parë janë larguar papritur nga ishulli Arktik. Gazeta publikoi edhe një fotografi nga aeroporti që tregon largimin e tyre. Megjithatë, Berlini kishte njoftuar më parë se 15 ushtarakët do të qëndronin më gjatë se sa ishte parashikuar.

Vendimi u mor të dielën në mëngjes pa dhënë asnjë shpjegim për ushtarët, me urdhrin e thjeshtë: “Kthehuni prapa”. Të gjitha takimet e planifikuara për gjermanët në Grenlandë për ditën e sotme janë anuluar.

Ende nuk është e qartë nëse ky largim lidhet me kërcënimet e ish-presidentit Trump për vendosjen e tarifave ndaj 8 vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, për dërgimin e personelit ushtarak në Grenlandë, apo për arsye të tjera.