Kosova
Urimet e lidershipit kosovar për festën e Krishtlindjes
Për këtë festë kanë pasur urime nga liderët institucional të vendit, të cilët njëkohësisht kanë uruar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të akredituara në Kosovë për kërshëndella
Besimtarët e krishterë në Kosovë sot po e festojnë ditëlindjen e Krishtit që njihet si ngjarja më e madhe e këtij besimi, që simbolizon lindjen e të mirës, dashurisë e humanizmit ndër njerëz. Ditëlindja e Krishtit, shënohet më 24 dhe 25 dhjetor ku mesha kryesore e Krishtlindjeve fillon në ora 24:00 dhe mbahet në Katedralen “Shën Tereza”.
Kurse Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se sonte në ora 18:00 organizon pritja solemne, kurse në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës. Mesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe më 25 dhjetor.
Për këtë festë kanë pasur urime nga liderët institucional të vendit, të cilët njëkohësisht kanë uruar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të akredituara në Kosovë për kërshëndella.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve katolikë, me urimin që të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë. Ai tha se kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin.
“Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj. Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë. Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Thaçi.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Krishtlindjës të gjithë besimtarëve të krishterë me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe.
“Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë. Kjo është Dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe”, ka shkruar kryeministri.
Ndërkaq ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së shenjtë, Krishtlindjes, e po ashtu edhe miqtë ndërkombëtar që punojnë në Republikën e Kosovës.
“Të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar për shumë mot Krishtlindja! Me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes, të gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës dhe miqve ndërkombëtar që punojnë në Republikën e Kosovës, gëzuar dhe urime, për shumë mot Krishtlindja. Kjo festë e madhe e dritës dhe shpresës, qoftë e gëzuar dhe e lumtur për të gjitha familjet që kremtojnë, duke i përcjell shëndeti, paqja dhe begatia”.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










