Integrimi
UPSH, takim për “Personat pa letra” dhe pasdite kulturore shqiptare
UPSH i Gjenevës, në bashkëpunim me partnerë institucionale dhe shoqërinë civile, organizon, në muajin mars, dy aktivitete të cilat kanë në qendër të vëmendjes shqiptarët e Gjenevës
Universiteti Popullor Shqiptar (UPSH) i Gjenevës, në bashkëpunim me partnerë institucionale dhe shoqërinë civile, organizon, në muajin mars, dy aktivitete të cilat kanë në qendër të vëmendjes shqiptarët e Gjenevës, thuhet në një njoftim për media, të dërguar nga UPSH.
Aktiviteti i parë ka të bëjë me personat pa letra që jetojnë në Gjenevë. “Sikurse e keni ndjekur përmes shtypit, në Gjenevë ka filluar një aksion masiv i rregullimit të dokumentave për personat që jetojnë dhe punojnë në Zvicër pa letra. Kushtet e pranimit të dosjes janë të shumta dhe detajet kanë rëndësi vendimtare. UPSh ju vë në kontakt me personat përgjegjës në Gjenevë për shqyrtimin e dosjeve dhe ju ofron një seancë informimi në gjuhën shqipe”, thuhet më tutje në njoftim.
Gjatë kësaj seance, do t’ju jepen hollësi në shqip mbi kushtet që duhet të plotësojë dosja juaj. Do të keni mundësinë të bëni pyetje me përkthim në shqip, me qëllim që ta kuptoni më së miri thelbin e procedurës dhe të mos e vini veten në rrezik duke bërë kërkesë të ngutur dhe as të mos keni nevojë të harxhoni në pagesat e avokatëve për procedurën e ashtëquajtur Papyrus. Ky mund të jetë një rast i mirë edhe për punëdhënësit( patronët) të cilët janë po ashtu të prekur nga procesi”.
Takimi mbahet më 17 mars 2017, ora 19.00 në Maison de Associations. (Fletushka në shtojcë ju jep më tepër sqarime)
Ndërsa aktiviteti i dytë ka të bëjë me identitetin kombëtar dhe kulturën shqiptare. “Në bashkëpunim me Agenda 21 të qytetit të Gjenevës, dhe bibliotekën e Eaux Vives, nën përkujdesjen e Ambasadorit të Shqipërisë Z. Ilir Gjoni, sjellim para jush një pasdite kulturore shqiptare, e parashikuar të ngjallë interesimin e fëmijëve, të rinjve dhe çdo gjenerate. Fëmijët tanë të lindur këtu, shpesh kompleksohen prej ndjenjës së inferioritetit pasi nuk e njohin sa duhet kulturën e pasur shqiptare me të cilën mund të mburren para moshatarëve të tyre. Kjo pasdite, mund të jetë një rast i mirë që familjet t’i servirin fëmijëve çelësat e njohjes së kulturës dhe trashëgimisë së pasur shqiptare. Në program do të ketë: përralla, lojëra, koncert, specialitete shqiptare e të tjera. Mos ngurroni ta shpërndani këtë informacion pranë gjithë atyre që mendoni se janë të interesuar” thuhet në fund të njoftimit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2017
- Ora19:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit15 Mars 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











