Shkurt.ch
UPSH dënon djegien e flamurit shqiptar
"Të mos reagosh ndaj provokimeve të tilla ksenofobe, që zhvillohen në Zvicër, do të thotë t’i pranosh ato duke fshehur realitetin"
Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës u është bashkuar institucioneve dhe subjekteve tjera që dënojnë djegien e flamurit shqiptar nga huliganët serbë ditë më parë në stadiumin në St. Gallen të Zvicrës.
“Më 26 maj 2012, në St-Gall gjatë një ndeshjeje miqësore Spanjë-Serbi, një pjesë e tifozëve serbë dogjën flamurin shqiptar simbolin e identitetit të më shumë se tetë milion shqiptarëve, duke thirrur slogane nacionaliste dhe duke bërë apel për vdekjen e popullit shqiptar.
Të mos reagosh ndaj provokimeve të tilla ksenofobe, që zhvillohen në territorin zviceran, do të thotë t’i pranosh ato duke ia fshehur vetes realitetin. Për këtë arsye Universiteti Popullor Shqiptar, anëtarët, presidenca, komiteti dhe ekipi shprehin përmes kësaj komunikate, indinjatën e tyre përpara shfaqjes së një dhune të tillë”, thuhet më tutje në reagimin që nënshkruhet nga presidenti i UPSH, njëherësh deputet nacional, Manuel Tornare, si dhe koordinatorja e UPSH, Albana Krasniqi-Malaj.
Si institucion që favorizon takimin, komunikimin dhe parimin e të jetuarit së bashku, vend formimi dhe integrimi për popullatat shqiptare dhe të tjera, jemi të shokuar nga dhuna dhe cytja për urrejtje. Kosova, e shkatërruar nga lufta, tenton prej shumë vitesh të rimëkëmbet në paqe e qetësi. Dhe kjo përpjekje bëhet në përditshmëri, me gjithë plagët ende të hapura të nënave që kanë humbur bijtë e tyre, jetimëve dhe mijëra njerëzve të zhdukur, fati i të cilëve ende nuk dihet.
Universiteti Popullor Shqiptar denoncon qëndrimet e rrezikshme dhe të pandershme që vënë në rrezik procesin e rindërtimit. Tani duhet të kthejmë faqen dhe të jetojmë së bashku në paqe me qëllim që ta mundësojmë pajtimin dhe t’i hapim rrugën procesit të faljes.
Ne tërheqim këtu vëmendjen e të gjitha instancave të njohura në luftën kundër racizmit dhe negacionizmit , Komisionit Federal kundër Racizmit, Komisionit Federal të Migracioneve, LICRA-s (Liga ndërkombëtare kundër racizmit dhe antisemitizmit), zyrës së integrimit në St-Gall dhe Gjenevë. Ne i inkurajojmë këto struktura të dënojnë këto akte dhe të marrin masa kundër aktorëve të tyre.
Universiteti Popullor Shqiptar riafirmon edhe një herë luftën e tij si dhe vullnetin për të kontribuar në ndërtimin e urave të komunikimit, në respekt të plotë të vlerave universale midis të gjitha nacionaliteteve dhe etnive që përbëjnë shoqërinë tonë shumëkulturore”, thuhet në mbyllje të komunikatës së UPSH, të nënshkruar nga kryetari Manuel Tornare dhe koordinatorja Albana Krasniqi-Malaj, dhe që mbështetet edhe nga shoqatat e tjera shqiptare që veprojnë në Gjenevë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









