Shqipëria
UNICEF: Shifra të larta të trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri
Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrtare të trafikimit të qenieve njerëzore, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.
Por, përfaqësues të Fondit të OKB-së për Fëmijët, UNICEF, pohuan sot se shifrat në terren janë shumë më të larta, ndaj autoritetet dhe veprimtarët duhet të punojnë më fort për parandalimin e kësaj dukurie.
Përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Shahin, thotë për Zërin e Amerikës se statistikat janë larg realitetit, ndaj mbetet sfidë për të gjithë aktorët fuqizimi ekonomik i familjeve më të rrezikuara, që ta ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve në Shqipëri, përcjell Albinfo.ch.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeveritarë po zbatojnë në Shqipëri një program për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimore dhe shtete të tjerë. Ky program përmban dialog mbi trafikimin e paligjshëm me të rinjtë dhe bashkësitë e banorëve të ekspozuar përballë këtij rreziku, si dhe bashkëpunim me autoritetet për të parandaluar trafikimin.
Shahin ka punuar disa vite në UNICEF-in e Kosovës, dhe shton se ka gjetur shumë ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Kosovës sa u takon rreziqeve me të cilat përballen të rinjtë, si me shkollimin, me nevojën që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu edhe mundësitë që duhet dhënë për t’u zhvilluar aftësitë e tyre.
“Më parë unë kam punuar në Kosovë dhe atje një pjesë e të rinjve mendonin emigrimin. Mendoj se është çështje e cilësisë së shkollimit, ndaj duhet fuqizuar sistemi shkollor, si dhe t’u jepen mundësi të rinjve që të përmbushin potencialet e tyre dhe të mund të qëndrojnë në vendin e tyre, të punësohen atje. Ne duhet të krijojmë mundësitë për rritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo shihet si një përparësi që duhet të kenë qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare atje, po ashtu edhe UNICEF”, tha Shahin.
Një pjesë e madhe e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe të bullizimit, dhunës, trafikimit, abuzimit me narkotikë dhe papunësinë, të cilat i shtyjnë të largohen drejt vendeve europiane, duke lënë pas vendin e tyre me probleme të shumta nga tranzicioni.
Ndaj, sipas ekspertëve, mbetet sfidë për institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e tyre për të punuar dhe jetuar në Shqipëri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











