Uncategorized
Ulet akciza në vetura, ngrihet në duhan e alkool
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se vendimet janë të përafërta me direktivat e BE-së që kanë synim ngritjen e akcizës në duan e alkool dhe uljen në makina dhe vajra
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka miratuar vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë me rritjen e akcizës në duhan dhe pije alkoolike, ndërsa ka marrë vendim të ulë akcizën në veturat e importuara sipas viteve të amortizimit dhe për vajrat që shërbejnë për ngrohje.
Këto vendime i ka paraqitur para komisionit parlamentar, ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se vendimet janë të përafërta me direktivat e Bashkimit Evropian që kanë synim ngritjen e akcizës në duan e alkool dhe uljen në makina dhe vajra.
“Direktiva e BE-së kërkon që minimumi i akcizës së aplikueshme në aplikohen nga viti 2014 të jetë 90 euro për 1 mijë copë, ndërkohë që ne e kemi 32 euro tash po planifikojmë ta qojmë në 35 euro. Normalisht për shkak të dallimeve që i kemi të standardeve të jetës në të ardhura ne jemi larg arritjes të kësaj vlere të akcizës”, ka thënë Hoti.
Këtu në këtë akcizë nuk parashikohet alkooli medicinal, i cili është liruar plotësisht nga tatimi.
Ndërsa, sa i përket veturave ministri Hoti tha se është vendim i qeverisë që të propozohet heqja e vjetërsisë.
“Më herët ka qenë deri në 30 vjet, duke i rishikuar edhe normat përkatëse sipas vjetërsisë dhe me arsyetimin që Qendrat e Kontrollit Teknik të veturave do të sigurojnë gjithmonë që me rastin e importit të vetura të sigurohemi që çështjet e emetimit të gazrat e tjera të janë në përputhje me direktivat Evropiane”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se është studiuar tregu dhe është parë që edhe në vendet e Bashkimit Evropian lejohet të operojnë vetura më të vjetra se 30 vite. Po ashtu është marrë vesh se nga taksat doganore janë liruar disa kategori: misionet diplomatike, invalidët e luftës, personat me nevoja të veçanta, etj.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











