Uji mineral „San Andrea“, i rrezikshëm për shëndetin

Enti për Sigurinë e Ushqimeve ka bërë të ditur se uji mineral „San Andrea“ përmban solvent. Denner-i ka tërhequr gamen e plotë të ujit mineral të prodhuar nga „San Andrea“. Arsyeja për këtë tërheqje është zbulimi i produktit “butanon” në dy shishe.

I tejdukshëm, ky produkt tretës i jep një aromë të rëndë shishes kur hapet. Prania e këtij elementi në ujë mund të shkaktojë vjellje dhe dhembje koke.

Për arsye të sigurisë dhe për t’u shmangur ndonjë rreziku për shëndetin, Denner ka këshilluar klientët e saj të mos konsumojnë ujin „San Andrea“.