Bota
Turqia kërcënon SHBA-në me kundërmasa
Marrëdhëniet e tensionuara midis SHBA dhe Turqisë janë vënë në një provë të re: ndaj sanksioneve të SHBA kundër dy ministrave të saj Turqia do të përgjigjet.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu deklaroi se sanksionet e SHBA “nuk do të mbeten pa përgjigje”. Ai e dënoi “qëndrimin agresiv” të SHBA dhe kërkoi tërheqjen e “vendimit të gabuar”. Ndërkohë, ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo sipas të dhënave të tij do të takohet javën e ardhshme me ministrin e jashtëm turk Cavusoglu.
Të mërkurën (01.08), SHBA vendosën sanksione kundër ministrit turk të Drejtësisë Abdulhamit Gül dhe ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu, sepse i shohin ata si përgjegjës për ndalimin dhe arrestimin e priftit amerikan Andrew Brunson. Pasuritë e të dy ministrave në SHBA do të bllokohen, veç kësaj shtetasit amerikanë e kanë të ndaluar të bëjnë tregti me ta. Shtëpia e Bardhë kritikoi ndjekjen “jo të drejtë dhe të pajustifikuar” të Brunsonit, shkruan DW, përcjel Albinfo.ch.
Soylu: Ne do ta marrim Gylenin
Vitin e kaluar, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pati propozuar që Brunsoni të shkëmbehet me predikuesin që jeton në SHBA në mërgim Fetullah Gylen. Lëvizjen e tij Turqia e bën përgjegjëse për tentativën për puç në qershor 2016. Gylen e ka hedhur poshtë këtë. Qeveria e SHBA e refuzon shkëmbimin. Ministri i Brendshëm Soylu bëri të ditur se Gylenin do ta “marrin” nga SHBA.
Brunsonin e arrestuan në tetor 2016 për gjoja spiunazh si dhe mbështetje të Partisë së ndaluar Punëtore Kurde PKK dhe të lëvizjes Gylen. Ai ndodhej në paraburgim, deri javën e kaluar, kur papritur e dërguan në arrest shtëpie. Pas kësaj mediet raportuan për marrëveshje midis Turqisë dhe SHBA në rastin e priftit. Por këtë Erdogani e refuzoi. Qeveria amerikane ka kohë që këmbëngul për lirimin e Brunsonit. Para arrestimit ai drejtonte një kishë në qytetin bregdetar turk, Izmir.
Pas bërjes së ditur të sanksioneve të SHBA, monedha turke Lira humbi 1,6 përqind të vlerës së saj. Po të ashpërsohet kriza, presioni ndaj monedhës turke mund të shtohet. Ajo ka muaj që po e humbet vlerën.
Ndërkohë arrestimet në Turqi vazhdojnë, edhe pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu informoi për arrestimin e 27 ushtarakëve të rangut të lartë të marinës. Ata i akuzojnë se kanë qenë në kontakt me Lëvizjen Gylen.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













