Bota
Turqi: Vendimi i Francës, “manipulim politik”
Turqia e ka dënuar vendimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të shpallur 24 prillin si “ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj armenëve”.
Autoritetet turke thanë se vendimi përbën një “manipulim politik” nga ana e presidentit Macron.
“Vendimi i presidentit Macron ishte një përpjekje për përfitime politike në kohën kur ai po përballet me probleme politike në vendin e tij”, tha zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.
Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti Macron njoftoi se Franca do të bëjë 24 prillin një “ditë kombëtare për përkujtimin e gjenocidit armen”.
Franca ishte midis kombeve të para që ka dënuar “gjuetinë vrastare ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane”, tha Macron gjatë një fjalimi për komunitetin armen në një darkë në Paris.
Presidenti francez gjithashtu tha se ai e kishte njoftuar më parë Presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan, për vendimin e tij, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Franca, e cila është shtëpia e rreth 500,000 armenëve etnikë, e ka njohur zyrtarisht si gjenocid masakrën masive të Luftës së Parë Botërore dhe dëbimin e deri në 1.5 milion armenëve.
Të paktën 22 vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, kanë ndërmarrë një hap të ngjashëm, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Armenia thotë se vrasja masive është një nga shembujt e parë të gjenocidit në historinë moderne, përpara Holokaustit të kryer nga Gjermania naziste kundër më shumë se 6 milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Turqia kundërshton, duke thënë se armenët vdiqën në numër shumë më të vogël dhe për shkak të grindjeve civile dhe jo si një përpjekjeje e planifikuar dhe sistematike nga ana e Qeverisë osmane kundër pakicës së krishterë.
Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se i “ashtuquajturi gjenocid” ishte një “gënjeshtër politike” e cila nuk ka “bazë ligjore”.
“Askush nuk mund të prekë historinë tonë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











