Sport
Turne shahu në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018”

Në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA: www.keshilli-koordinues.at), në kuadër të manifestimeve për nder të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018”, në ambientet e shoqatës “Kërçova”, klubi shqiptar i shahut Arbëria organizoi një turne të hapur shahu.
Ky aktivitet u ndihmua nga KKShShA, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, ndërmarrja “Alushaj” dhe shtypshkronja “Alba Kopie” me pronar Gjevat Balaj, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht, në emër të KKShShA të pranishmëve ju drejtua Vinçenc Palushaj, sekretar, i cili, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri në promovimin e vlerave kulturore të kombit tonë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes këtij subjekti dhe klubi shqiptar të shahut Arbëria me seli në Vjenë. Ai në mënyrë të veçantë u fokusua ne moton e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri “Bukë, kripë e zemër”, duke potencuar posaçërisht pjesëmarrjen në këtë aktivitet të shahistëve të kombeve tjera, si austriakë, sirianë, etj.
Në turne morën pjesë 17 shahistë. Lojërat u zhvilluan në shtatë raunde. Për shahistët më të suksesshëm u ndanë kupa, shpërblime modeste në vlerë monetare dhe mirënjohje.
Në fund, në emër të klubit Arbëria pjesëmarrësit i përshëndeti edhe trajneri Agron Çika.
Gjyqtare e turneut ishte Margit Almert nga Federata e Shahut e Vjenës.
Ky aktivitet u mbështet dhe vizitua edhe nga aktivistët shqiptarë në Vjenë.
Renditja përfundimtare: pikë
- Kadri Berbati 6
- Gregor Neff, Ing 6
- Sajadi Muhamed Faruk 5
- Agron Çika 4,5
- Fatos Krasniqi 4
- Faredin Xhakaj 4
- Safet Hyseni 4
- Christoph Götz 4
- Hamdi Hysenaj 4
- Sokol Çekani 3
- Milot Gashi 3
- Kosay Said Isaa 3
- Valentin Jauker, Mag. 3
- Petrit Zenuni 3
- Hussam Wehba 2,5
- Labib Wehba 2
- Hanna Wehba 2
Përndryshe, klubi shqiptar i shahut Arbëria këtë vit, si dhe dy vitet e kaluara, garon me dy ekipe në Federatën së Shahut të Vjenës. Momentalisht, pas xhiros së katërt të kampionatit në sezonin 2018/2019, në ligën e dytë të Vjenës ekipi Arbëria gjendet në vendin e dytë, ndërsa në ligën e kategorisë së dytë udhëheqë tabelën e klasifikimit në grupin prej 8 klubeve.
Në gjashtë vitet e kaluara ky ishte turneu i trembëdhjetë me radhë i organizuar nga ky klub.






Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor