Shqipëria
Turizëm kundër emigrimit: Historia e të rinjve që po i kthejnë shtëpitë në bujtina
Edmir Hindërsha është një i ri që ka studiuar për hoteleri-turizëm. Pasi emigroi për disa vjet, është kthyer në qytetin e tij të lindjes me një projekt fiks.
Banesën e tij, pas disa investimeve, e ka kthyer në një bujtinë, ku pret e përcjell turistë.
Shtëpia e kthyer në bujtinë është trekatëshe, me dhoma karakteristike dhe me mundësi të mira akomoduese, e përshtatur me traditën dhe të gjitha dritaret kanë për pamje Mangalemin.
Turistët informohen nëpërmjet faqes ku ai është regjistruar, ndërsa i ofrojnë jo vetëm shërbim hotelerie, por edhe mundësi për të vizituar qytetin, duke i shoqëruar në vendet më të bukura që ka kjo trevë.
Turistët shprehen tepër të kënaqur se këtu gjen mundësinë për të shijuar jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe gastronominë me menytë tradicionale, duke cituar me shumë kënaqësi ushqimet që ata provojnë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Edmiri është një nga dhjetëra të rinj që kanë zgjedhur të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











