Shkurt.ch

Tuberkulozi po kthehet!

Qelizat multirezistente janë zhvilluar viteve të fundit dhe kundër tyre shumica e antibiotikëve nuk po tregojnë efekt

Tuberkulozi, kjo sëmundje e mushkërive që deri në mesin e shekullit të kaluar ishte ndër sëmundjet më të frikshme, në Evropë  mbetet nën kontroll, falë antibiotikëve. Por së fundi ajo ka filluar të ngjallet sërish dhe po bëhet edhe më e rrezikshme me shkaktarët e saj të bërë më rezistentë.
Qelizat multirezistente janë zhvilluar viteve të fundit në Azinë Qendrore dhe në Evropën e Lindjes. Kundër tyre shumica e antibiotikëve nuk po tregojnë efekt.
Zgjerimi i BE-së në shtetet e Evropës Lindore e ka bërë më të lehtë përhapjen e sëmundjes në shtetet e Evropës Perëndimore. Sebastian Gagnux, biolog në Institutin Zviceran të Shëndetit Publik ka thënë madje se “rastet e para tashmë janë paraqitur”: