Koronavirusi: çast pas çasti
Trumpi refuzon ta bartë maskën, thotë se udhëzimet janë “vullnetare”
Në SHBA ka vazhduar debati sa u përket rekomandimeve për bartjen e maskave në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do të përdorë maskë, pavarësisht udhëzimeve të reja mjekësore që këshillojnë amerikanët ta bëjnë këtë.
Tha se nuk mund t’i përshëndesë presidentët, kryeministrat, mbretërit në zyrën ovale, ndërsa ka një maskë në fytyrë.
Trump theksoi se udhëzimet e publikuara së fundmi ishin “vullnetare”, shkruan Koha.
Udhëzimet e lëshuara nga qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve u bënë në kohën kur në SHBA u raportuan të paktën 270.473 raste të konfirmuara të Covid-19, me gati 7.000 vdekje.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore të SHBA-së kishin thënë që vetëm të sëmurët, ose ata që kujdesen për pacientët me koronavirus duhet të mbajnë maska, por studime të reja sugjerojnë se mbulimi i fytyrës së një personi është i rëndësishëm për të parandaluar transmetimin e paqëllimshëm.
Amerikanët tani këshillohen të përdorin leckë të pastër ose pëlhurë për t’i mbuluar fytyrat e tyre ndërsa ndodhen jashtë.
Zyrtarët kanë theksuar se ka mungesë të maskave mjekësore dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi në bartjen e tyre.
E sa u përket maskave, së fundmi, SHBA-ja është akuzuar se ua ka ndërruar destinacionin 200.000 maskave, në një veprim që po quhet si “pirateri moderne”.
Qeveria gjermane ka thënë se dërgesa e maskave u “konfiskua” në Bangkok.
Maskat mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, sipas hulumtuesve që kanë studiuar efektet e maskave kirurgjikale mbi transmetimin e koronavirusit dhe gripave të tjerë.
Në studim thuhet se përdorimi i maskave kirurgjikale nga të sëmurët e redukton ndjeshëm numrin viruseve të detektueshme në pikat e lëshuara përmes frymëmarrjes dhe kollitjes, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









