Bota
Trumpi i ”mbyti” ëndrrat një fëmije 7-vjeçar
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump biseduan me fëmijët nga vendi duke iu përgjigjur telefonatave të tyre në kuadër të aktiviteteve për Krishtlindjeve.
Përgjigjja që Trump i dha një fëmijë shtatëvjeçar me emrin Coleman, i cili tha se beson në Babadimër, u bë një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale. “A beson ende në Babadimër?”, e pyeti Trump fëmijën, duke shtuar: “Sepse të besosh në Babadimër në moshë shtatëvjeçare është e padobishme, apo jo?”.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Trump, i cili dëgjonte fëmijën, shihet duke buzëqeshur dhe duke i thënë atij të kënaqet, shkruan albinfo.ch
Trump dhe bashkëshortja e tij pranuan telefonatat e fëmijëve që dëshironin të dinin “se ku ndodhej Babadimri në rrugëtimin e tij për ndarjen e dhuratave”, në kuadër të programit tashmë tradicional “Ndiq babadimrin” i cili është zhvilluar nga Komanda e Mbrojtjes Aero-hapësinore e Amerikës së Veriut. Në një telefonatë tjetër, Melania Trump i tha njërit prej fëmijëve se Babadimri ndodhet në Saharë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











