Bota
Trump ende nuk e pranon humbjen
Donald Trump nuk ka ofruar fakte për të mbështetur pretendimet e tij për manipulime apo mashtrime tjera zgjedhore
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit, duke thënë se ka fituar 71,000,000 vota në mënyrë të ligjshme.
Ai i ka bërë këto komente, pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar zgjedhjet, andaj do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Pasi është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se gjëra të këqija kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor dhe se vëzhguesit republikanë nuk kanë pasur qasje.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Miliona vota përmes postës i kanë dërguar njerëzit, të cilët nuk i kanë kërkuar kurrë në rend të parë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, transmeton Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Sikur edhe disa ditë më parë, presidenti Trump nuk ka ofruar fakte për të mbështetur pretendimet e tij për manipulime apo mashtrime të tjera zgjedhore.
Rrjeti social Twitter e ka shënjuar këtë postim të Trumpit, duke thënë se pretendimi i tij është i diskutueshëm.
Mediat amerikane kanë thënë se Biden ka fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar, ka ardhur pas më shumë se tri ditëve të paqartësive, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës.
Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush, më 1992.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?