Lajme
Trump shtyn samitin G7, kërkon të shtojë vende në listën e ftesave
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të shtunën se do të shtyjë samitin e G7-ës, për të cilin kishte shpresuar të mbahet muajin tjetër. Ai po synon të zgjerojë listën e të ftuarve për të përfshirë Australinë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Indinë.
Duke folur para gazetarëve në Uashington, Trump tha se G7, i cili grupon ekonomitë më të përparuara në botë, ishte një “grup shumë i vjetëruar i vendeve” në formatin e tij aktual. “Unë po e shtyj atë, sepse nuk e ndiej që ky G7 përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë”, tha Trump.
Ai tha se do të shtyjë samitin deri në shtator, e që ishte planifikuar të mbahej në qershor, transmeton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Ishte e paqartë nëse dëshira e Trump për të ftuar vendet shtesë ishte një përpjekje për të zgjeruar përgjithmonë G7.
Në disa raste të mëparshme, ai sugjeroi që të shtohej Rusia, duke pasur parasysh atë që ai e quajti ‘rëndësi strategjike globale të Moskës’.
Grupi G7, nikoqir i të cilit do të jetë SHBA-ja këtë vit, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











