Bota
Trump planifikon ndryshimin e ligjit për nënshtetësinë
Trump theksoi, se nuk do të bëjë gabimin e paraardhësit demokrat e të tjerëve, Barack Obama që i kishin lejuar azilantët brenda SHBA për kohën e procedimit të azilit

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon mbajtjen larg të refugjatëve, përmes ngritjes së qytezave me çadra në kufi, ku ata do të qëndrojnë deri në fund të procesit të azilit.
Kjo masë parashihet si masë kërcënuese për ndërprerjen e fluksit të refugjatëve drejt SHBA. “Po qe se kërkojnë azil, ne do t’i mbajmë ata të ndaluar derisa ta procesi i tyre të përfundojë”, tha Trump për televizionin konservator, Fox News.
Trump ka bërë të ditur po ashtu se do të ndryshojë edhe parimin Ius soli, që siguron të drejtën e nënshtetësisë për ata që lindin në Amerikë, edhe nëse prindërit nuk janë amerikanë, i garantuar ky nga neni shtesë 14 i kushtetutës amerikane. Trump tha për televizionin Home Box Office HBO se do të reformojë ligjin e shtetësisë amerikane që emigrantët të mos përfitojnë prej tij, raporton “DW”.
Ndërkohë mijëra refugjatë vazhdojnë rrugën përmes Meksikës drejt SHBA-së. Në kufi ata priten nga mijëra ushtarë. “Ne do të ndërtojmë qytete me çadra, do të ndërtojmë kudo çadra”, tha Trump. SHBA nuk do të ngrejë për “qindra milionë dollarë” ndërtesa, por “çadra të bukura”. Ata do të qëndrojnë në çadra për sa kohë të trajtohet kërkesa e tyre. Kjo masë do të sigurojë që askush të mos kalojë në ilegalitet dhe të mos vijnë më masa të tjerë njerëzish nga Amerika Qendrore, tha Trump, përcjell albinfo.ch.
Trump theksoi, se nuk do të bëjë gabimin e paraardhësit demokrat e të tjerëve, Barack Obama që i kishin lejuar azilantët brenda SHBA për kohën e procedimit të azilit.
Para zgjedhjeve për kongresin, më 6 nëntor, Trump e ashpërsoi edhe njëherë retorikën kundër migrantëve. Por muri i planifikuar prej tij për t’u ndërtuar në kufirin me Meksikën nuk është bërë ende realitet.
Të hënën ushtria amerikane bëri të ditur se do të dërgojë 5.200 ushtarë në kufirin me Meksikën, ku ndodhen 2.100 trupa. Ushtarët duhet të sigurojnë kalimet kufitare dhe zonat përreth, tha gjenerali i aviacionit luftarak, Terrence O’Shaughnessy.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?