Koronavirusi: çast pas çasti
Trump: Nëse bëjmë më pak teste, do të kemi më pak raste me koronavirus
Përderisa në gjithë botën rastet e reja me Covid-19 po vazhdojnë të rriten, në më shumë se 20 shtete të SHBA-së, duke rritur edhe frikën për një valë të dytë të hospitalizimeve dhe vdekjeve, disa politikanë e kanë marrë përsipër që t’i largojnë lajmet shqetësuese me një shpjegim rudimentar dhe qetësues.
Të hënën, presidenti Donald Trump dha një ide se si të mos i shqetësojë njerëzit.
“Testimet që po bëjmë ne janë më të shumta dhe më të avancuar se në çdo vend tjetër (ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme për këtë!) saqë tregojnë më shumë raste. Po të mos bënim shumë testime ose testime të dobëta, s’do të shënonim pothuajse asnjë rast. Testimi është një shpatë me dy tehe – na bën të dukemi keq, por edhe mirë që i kemi”.
“Nëse ndalojmë së testuari tani, ne do të kemi shumë më pak raste”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











