Lajme
Facebook-u pezullon me dy vjet llogaritë e ish-Presidentit Trump
Kompania Facebook tha se do të pezullojë llogarinë e ish-Presidentit Donald Trump për dy vjet pas gjetjeve se ai nxiti dhunë përpara sulmit të dhunshëm të 6 janarit.
“Në fund të kësaj periudhe, ne do të kërkojmë nga ekspertët të vlerësojnë nëse rreziku ndaj sigurisë publike është ulur. Ne do të vlerësojmë faktorët e jashtëm, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimet paqësore dhe shenja të tjerë për trazira civile”, tha të premten përmes një postimi Nick Clegg, nënpresident i kompanisë për çështjet globale.
Në një njoftim për shtyp, ish-Presidenti Trump e quajti vendimin “një fyerje”.
“Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe mbyllje e gojës. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim!”, thuhet në njoftim për shtyp.
Bllokimi i llogarisë së zotit Trump në Facebook nënkupton që të tjerëmund të lexojnë dhe të komentojnë në postimet e kaluara që janë bërë aty, por zoti Trump dhe administruesit e tjerë të kësaj llogarie nuk janë në gjendje të postojnë materiale të reja. Nga ana tjetër Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë zotin Trump nga qasja në shërbimet e saj dhe në platformën e kompanisë nuk ka asnjë gjurmë të llogarisë së tij.
Facebook-u tha se do të rriste ndëshkimet për figurat publike gjatë kohës së trazirave civile dhe dhunës. Në një tabelë të koduar me ngjyra në postimin e saj të premten, kompania tha se ata që shkelin politikat e saj gjatë kësaj kohe mund të kufizohen nga postimi për një periudhë nga një muaj (të verdhë) deri në dy vite (të kuq). Shkeljet e ardhshme, tha Facebook-u, do të plotësohen me “ndëshkime më të larta, deri në pezullime të përhershme”.
Facebook-u gjithashtu planifikon t’i japë fund një politike të debatueshme të mbështetur nga Presidenti i saj Mark Zuckerberg që përjashton automatikisht politikanët nga rregullat që ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe abuzimin. Kompania ka thënë se nuk e ka zbatuar kurrë këtë politikë ndaj zotit Trump.
Gjiganti i mediave sociale tha të premten se ka në plan megjithatë ta zbatojë këtë përjashtim, për ato postime “që pëbëjnë lajm” e janë nëinteres të publikut edhe nëse ai shkel rregullat e Facebookut. Por kompania tha se do t’i bëjë publike rastet në të cilat do të zbatojë përjashtimin mbi një postim./VoA
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














