Bota
Trump kërcënon Turqinë
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë për mënyrën e veprimit në Siri ka kaluar në një raund të ri. Pas kërcënimit të ashpër të presidentit Trump, Turqia paralajmëron SHBA nga bashkëpunimi me terroristët
Qeveria turke ka reaguar ashpër pas sulmit verbal të presidentit amerikan, Donald Trump në fundjavë. Turqia planifikon edhe më tej, pavarësisht kërcënimeve nga pala amerikane të veprojë kundër njësive kurde të mbrojtjes, YPG, deklaroi Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Erdogan përmes twitterit.
Organizata YPG nga njëra anë ndodhet në listën e terrorit të Turqisë, nga ana tjetër është aleate e SHBA-së në luftë kundër milicëve xhihadistë të “Shtetit Islamik”. Sipas Kalin për Turqinë “nuk ka dallim” mes YPG-së dhe milicëve të IS-it. Ai paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se “terroristët nuk mund të jenë partnerët dhe aleatët tuaj. “Turqia pret nga SHBA respektimin e partneritetit strategjik. Marrëdhënia mes tyre nuk duhet të errësohet nga propaganda terroriste.
Sfondi i kësaj përplasjeje të re është një mesazh i publikuar nga presidenti Trump në twitter, ku ai e kërcënon Turqinë me shkatërrim ekonomik, nëse ajo sulmon kurdët në Siri. “Në të njëjtën kohë as nuk dua që kurdët të provokojnë Turqinë”, shtoi Trump në një mesazh tjetër. Ai bëri fjalë për krijimin e një zone të sigurisë prej 20 miljesh, rreth 32 kilometra, por nuk dha të dhëna konkrete, raporton “DW”.
Në dhjetor presidenti amerikan bëri papritur të ditur, se do të tërhiqen trupat amerikane nga Siria. Ky hap dobëson milicët kurdë që luftuan krah SHBA-së kundër IS-it, përcjell albinfo.ch.
YPG i trembet një sulmi nga ana e Turqisë. Qeveria e Ankarasë i sheh luftëtarët kurdë si krahun e zgjatur të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK. Erdogan ka bërë të ditur, se do të ndërhyjë shumë shpejt për të “neutralizuar këtë organizatë terroriste në truallin sirian.” Këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton, i cili qëndroi në Turqi para pak ditësh e lidhi tërheqjen e trupave amerikane me garancitë turke për sigurinë e milicëve kurdë. Por kjo u refuzua ashpër nga Ankaraja.
Në fundjavë Turqia forcoi trupat në kufi me provincën sirianoveriore, Idlib. Qarqet turke të sigurisë nuk donin të shpreheshin, nëse kjo mund të kuptohet si shenjë e përgatitjes së misionit ushtarak.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz