Bota
Trump flet për murin me Meksikën i cili do të jetë ndalesë e migrantëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është skeptik për arritjen e një marrëveshjeje për sigurinë e kufijve, përpara se financimi i qeverisë të skadojë sërish muajin e ardhshëm.
Trump do 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën, që do të pengonte hyrjen e migrantëve në SHBA, por Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, refuzon.
Mosmarrëveshjet kanë çuar në mbylljen më të gjatë të Qeverisë amerikane në histori.
Trump, të premten e kaluar, iu nënshtrua presioneve në rritje dhe e rihapi qeverinë pas 35 ditësh.
Kongresi tani duhet të negociojë një projektligj të ri të financimit deri më 15 shkurt, për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.
I pyetur nëse do të pranonte më pak se 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, Trump tha: “Dyshoj”.
“Duhet ta bëj ashtu siç duhet”, tha ai.
Një komitet ligjvënësish nga të dyja palët do të negociojë marrëveshjen, por Trump tha se shanset për arritjen e saj janë “më pak se 50 me 50”, raporton Wall Street Journal, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












