Bota
Trump anulon planet për takimin e G-7
Në një seri postimesh në Twitter mbrëmjen e së shtunës, Presidenti Donald Trump tha se ai po anulonte planet për të mbajtur samitin e ardhshëm të G-7 në një vendpushim golfi në pronësi të tij në Majami të Floridas.
Në fillim të javës, presidenti kishte konfirmuar planet për të mbajtur samitin në resortin Trump Doral.
Ai fajësoi mediat dhe demokratët për kundërshtimin e vendit, përcjellë albinfo.ch
Trump shkruan në Twitter: “Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë duke përdorur resortin Trump National Doral, në Majami, për pritjen e udhëheqësve të G-7. Është pikë madhështore, në qindra hektarë tokë, ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar të MAJAMIT, ka salla të mrekullueshme mbledhjeshe dhe secili delegacion do të kishte 50 deri në 70 dhoma. Do të ishte më mirë sesa alternativat e tjera. Do të isha i gatshëm ta bëja atë pa asnjë përfitim ose, nëse lejohet me ligj, me KOSTO ZERO për SHBA. Por, si zakonisht, aedia armiqësore dhe partnerët e tyre Demokratë u ÇMENDËN! ”
Disa anëtarë të vetë partisë së Trumpit e kishin kritikuar gjithashtu planin.
Presidenti tha se po merren në konsideratë vende të tjera për samitin e vitit 2020, përfshi vend-pushimin presidencial të Camp David, në Marilend.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














