Kuriozitete
Treni më i shpejtë deri në 360 kilometra në orë

Treni më i shpejtë në botë është zbuluar në Japoni, 11 vjet para lansimit. I quajtur Alfa-X, treni që pritet të lansohet më 2030-ën mund ta arrijë shpejtësinë deri në 360 kilometra në orë dhe përmban dhjetë vagonë, shkruan “CNN”.
Alfa-X ka ngjyrë gri dhe “hundën” e gjatë rreth 22 metra. Ky tren, po ashtu, do të testohet në një periudhë trevjeçare ndërsa shteti po përgatitet që të zgjerojë rrjetin e “trenave plumb” (“Bullet Train”).
Sapporo, qyteti kryesor në regjionin verior Hokkaido të Japonisë, do të jetë i lidhur me pjesën tjetër të rrjetit shumë të shpejtë dhe nëse treni do të arrijë shpejtësinë maksimale të caktuar, atëherë udhëtimi mes Tokios dhe Sapporos do të ishte gati përgjysmë, katër orë e gjysmë.
Gjithashtu, Alfa-X është i pajisur me një mori teknologjish të tjera, ka frenim ajror dhe frenim konvencional në çati i kontrolluar nga pllakat magnetike pranë shinave, raporton CNN.
Po ashtu, amortizatorët me ajër do të përdoren për të mbajtur trenin të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm, transmeton ‘Scan’.
Treni Alfa-X, po ashtu, vjen me disa veçori të tjera që e bëjnë më pak të ndjeshëm ndaj tërmeteve ndërsa “hunda” e tij është e dizajnuar që të reduktojë zhurmën dhe presionin në shpejtësitë ekstreme dhe e bën trenin më të sigurt brenda tuneleve, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, trenat më të shpejtë në botë arrijnë shpejtësinë prej 320 km/h, po ashtu në Japoni, si dhe në Francë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz