Integrimi
Tregtari kosovar i drogës korrupton policin zviceran!
Ai ka marrë një dënim prej 5 vjet e gjysmë heqje lirie për tregti me drogë dhe për nxitjen e policit për të shkelur sekretin zyrtar
Policët kishin gjetur në makinën e një pronari të firmës për ngjyrosje rreth 25 kilogramë drogë të llojit amfetaminë. Pronari i firmës dhe i drogës ishte një person 36 vjeçar me shtetësi zvicerane-kosovare , të cilin policia po e përgjonte prej disa muajsh.
Pasi ishte arrestuar, ai ishte mbajtur rreth gjashtë muaj në burgun për hetime me ç`rast kishte pranuar pjesërisht veprën gjegjësisht posedimin e drogës. Ai kishte pranuar po ashtu se kishte shitur më parë reth 14 kilogramë marihuanë. Ndërsa ai ka kundërshtar pohimin e prokurorisë se bëhet fjalë për 21 kilogramë marihuanë të shitur nga ai.
Por zbulimi më pikant gjatë hetimeve ka qenë ai se kosovari e kishte “korruptuar” një polic zviceran. Në të vërtetë ai, përmes një shoku të tij, e kishte nxitur policin të shkelte detyrimin e tij për mbajtjen e sekretit zyrtar. Në qershor të vitit 2010 polici në fjalë i kishte dhënë kosovarit informacione interne policore. Me rastin e një kërkese të dytë, për t`i dhënë adresën e një personi të dyshuar për krime, polici i ishte përgjigjur se rreth atij personi kishte shumë akte që ishin në zhvillim.
Sipas prokurorisë polici në fjalë tashmë është përjashtuar nga puna dhe do të përgjigjet para gjyqit për shkelje të sekretit zyrtar.
Kosovari i akuzuar për delikte droge dhe për nxitjen e shumëfishtë për shkelje të sekretit zyrtar është gjykuar dhe dënuar javën që shkoi nga Gjykata e Qarkut në Cyrih.
Prokurori ka kërkuar një dënim prej gjashtë vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 110 mijë frangash, ndërsa avokati ka kërkuar dënim 20 muaj me kusht për klientin e tij.
Në fund, trupi gjykues ka shpallur verdiktin e tij, sipas të cilit personi me shtetësi të dyfishtë kosovare-zvicerane ka marrë dënimin prej 5 vjet e gjysmë heje lirie, shkruan 20min.ch.
Veç kësaj, ai do të detyrohet të paguajë 222 mijë franga nga pasuria e fituar padrejtësisht.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













