Tre vjeçarja, dy ditë e ngujuar me nënën e vdekur
Ajo u ishte ankuar atyre që e kishin shpëtuar se "nëna nuk dëshironte të zgjohej"
Shylah është vetëm tre vjeçe por ka prapa vetes një përjetim të jashtëzakonshëm, të rëndë. Ajo ka jetuar pranë nënës së vdekur për dy ditë derisa i ka ardhur ndihma e parë.
Vogëlushja nga Zelanda e Re ka qenë duke fjetur me të ëmën, por kur është zgjuar nga gjumi, nëna e saj “nuk donte të zgjohej” siç ka thënë Shylah. E ëma e saj 28 vjeçe në të vërtetë, për shkaqe të panjohura, kishte vdekur në gjumë. Por Shylah Silbery nuk ishte dorëzuar.
Pa mundur të dalë nga banesa dhe pa mundur të kërkojë ndihmë, ajo është ushqyer me atë që kishte gjetur në frigorifer dhe me mbetjet e ushqimit nga mbrëmja para se nëna e saj “të flinte”.
Ajo ishte përpjekur vazhdimisht të zgjonte të ëmën por pasi që ajo nuk zgjohej, Shylah ngushëllohej duke luajtur me arithin e saj lodër.
E mira e këtij rrëfimi të dhimbshëm është se në moshën që ka Shylah, sipas psikologëve, fëmijët nuk janë në gjendje të perceptojnë fenomenet si vdekja.
Ajo u ishte ankuar atyre që e kishin shpëtuar se “nëna nuk dëshironte të zgjohej”.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri











