Bota
Tre të vdekur e disa të zhdukur në Austri
Ndryshimi i motit gjatë fundjavës në kulmin e sezonit të skitarisë shkaktoi një sërë ortekësh të rrezikshëm anembanë Austrisë.
Mediat austriake raportojnë se tre persona humbën jetën, ndërsa shumë konsiderohen të zhdukur për shkak të depozitave të dëborës që kanë bllokuar shumë rrugë.
Viktimat, vdekja e të cilëve deri më tani është konfirmuar, janë një skiator nga Gjermania në krahinën e Vorarlbergut dhe një tjetër turist gjerman në vendpushimin popullor të skive Damüls pranë Bregenz.
Viktima e tretë e konfirmuar është një 24-vjeçar nga Zvicra, i cili ra në një hendek 20 metra të thellë jashtë shtegut të skijimit dhe vdiq, shkruajn mediat përcjell albinfo.ch
Për shkak të reshjeve të mëdha, bora në vende-vende ka arritur lartësi deri në 60 centimetra, ndërsa në male deri në një metër.
Autoritetet kanë shpallur alarmin për rrezik nga ortekët në nivelin katër, që është shkalla e dytë më e lartë e rrezikut.
Rreziku më i madh nga ortekët e borës është shpallur në krahinat austriake Vorarlberg, Tirol, Austria e Poshtme, Shtajerska dhe Salzburg.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












