Kosova
Tre serbë që së fundmi nisën punën në Policinë e Kosovës, japin dorëheqje
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur shqetësimin për dorëheqjen e tre policëve të rinj nga Policia e Kosovës.
“Janë shqetësuese dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar, anëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX-i po ndjek nga afër zhvillimet shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe të përfaqësojë shoqërinë, të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë. Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës së orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e punës efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim më të gjerë”, thotë Barbano, përcjell albinfo.ch.
Derisa ka reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, shkruan ai, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













