Lajme
Tri mijë bileta për “Dardanët” për sfidën ndaj Maqedonisë Veriore, në Shkup
Nuk ka dyshime, ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars 2020, në Shkup.
Sipas portalit sportiv maqedonas, “Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.
Madje, drejtuesit e Federatës maqedonase kanë pasur kontakte të vazhdueshme me UEFA-në rreth organizimit të kësaj ndeshjeje, transmeton KTV, përcjell albinfo.ch.
Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë.
Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”. Portali maqedonas Sport shkruan se do të ketë regjim special për shitjen e biletave, që do t’u takojnë nikoqirëve.
Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.
Fituesi i këtij takimi do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë, në luftën për një biletë në Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











