Integrimi
Tre anëtarë të familjes Çunmulaj, menaxherë të lartë të “General Motors”
Familja shqiptare Çunmulaj nga Malësia e Madhe e Malit të Zi për tri dekada (1985) qëndrim në SHBA (Michigan) arrin të japë tre menaxherë të lartë në “General Motors”, një prej kompanive më prestigjioze botërore, raporton “albinfo.ch”.
Për herë të parë që nga themelimi i saj, ndodh që njëra nga kompanitë më të mëdha në botë, “General Motors” të ketë tre menaxherë nga një familje, shkruan gazeta malazeze vijesti.me, përcjell “albinfo.ch”.
Të tre anëtarët vijnë nga familja shqiptare, Çunmulaj e Malësisë së Madhe, por gazeta në fjalë mundohet të përvetësojë suksesin e tyre duke ua ndryshuar mbiemrat. Ata janë: Mersiha, e martuar në familjen Djokoviç (Gjokaj) si dhe vëllezërit Safet dhe Muhamet Čunmljujaj (Çunmulaj).
Gazeta malazeze ka realizuar një intervistë me Safetin dhe siç shkruan në versionin online, familja Çunmulaj ishte shpërngulur për në Amerikë në vitin 1985. Në atë kohë asnjëri prej tyre nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Por me punën dhe suksesin e tyre, ata sot udhëheqin pozita të larta menaxhuese në kompaninë botërore “General Motors”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














