Bota
Trazira në Paris, shkaku i protestave për naftën
Protesta e sotme në kryeqytetin francez, Paris, është shndërruar në dhunë, ku pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, e ku vjanë arrestuar rreth 40 persona, transmeton albinfo.ch.
Policia ka hedhur gaz lotjesjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin në sheshin “Champs Elysee”.
Protestuesit ndërtuan barrikada në mes të rrugëve në qendër të Parisit dhe ndezën zjarr. Shumë prej protestuesve të quajtur ‘xhaketat e verdha’ bëjnë thirrje për bllokim të rrugëve në gjithë Francën, përfshirë dhe Parisin.
Zyrtarët u druhen grupeve ekstremiste të djathta dhe të majta, të cilët planifikojnë të depërtojnë në këtë lëvizje. Protestat, të cilat filluan nga shoferët kundër rritjes së taksës së naftës, tani përfshijnë një gamë të gjerë të kërkesave që lidhen me koston e lartë të jetesës së vendit.
Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, shkroi në Twitter se ishin rreth 200 demonstrues “paqësorë” në “Champs Elysees”, ndërsa 1.500 agjitatorë nga jashtë perimetrit të sigurisë erdhën për t’u përleshur”. Në reagimin e tij në Twitter, Castaner njoftoi se 39 persona janë arrestuar.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













