Shkurt.ch
Transplantimi, vetëm me pëlqimin paraprak të dhuruesit
Vitin e kaluar kanë vdekur dy persona në javë në pritje të një organi të dhuruar për transplantim
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës u ka dhënë fund dilemave rreth ligjit mbi transplantimin e organeve. Ai i ka rrafshuar diferencat që kishte me Dhomën e Kantoneve lidhur me atë nëse për marrjen e një organi për transplantim nevojitet pëlqimi eksplicit i dhuruesit potencial të organit ose jo.
Dhe, vendimi është: pëlqimi nevojitet patjetër që domethënë se mbetet në fuqi sistemi i deritashëm sipas të cilit organet mund të merren vetëm nëse dhuruesi i mundshëm është shprehur paraprakisht dhe në mënyrë eksplicite për dhurim, njofton srf.ch.
Ata që donin ta ndryshonin këtë sistem kishin parasysh gjendjen alarmante në sferën e transplantimeve në Zvicër. Vitin e kaluar kanë vdekur dy persona në javë në pritje të një organi të dhuruar për transplantim.
Me një kuotë dhurimi organesh prej 14.4 në 1 milion banorë, Zvicra është afër pjesës së poshtme në nivel të Evropës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














