Kosova

Traktori ndahet përgjysmë, pas aksidentit me një veturë në Drenas

Sot në fshatin Gllobar të Drenasit ka ndodhur një aksident, ku ishin të përfshirë një traktor dhe një makinë, përcjell albinfo.ch.

Si pasojë e përplasjes, traktori, i cili ka qenë edhe i ngarkuar me dru, është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale, ndërsa nuk dyshohet për të lënduar.