Futboll
Torino s’ka vendosur ende për Ujkanin
Samir Ujkanit do t’i skadojë kontrata me Torinon në fund të këtij sezoni
Portieri kosovar ka kontratë me Torinon vetëm deri në fund të sezonit. Nuk dihet ende nëse përfaqësuesi kosovar do të mbetet pjesë e Granatas edhe sezonin e ardhshëm.
Samir Ujkanit do t’i skadojë kontrata me Torinon në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Por, ekipi Granata nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë apo jo bashkëpunimin me portierin kosovar.
Aktualisht, Ujkani është portieri i tretë në Torino, ku përpara tij janë Salvatore Sirigu e Antonio Rosati.
Presidenti i klubit, Urbano Cairo dhe drejtori sportiv, Massimo Bava, në muajt e ardhshëm do të vendosin nëse do t’ia vazhdojnë apo jo kontratën portierit vushtrrias, por për momentin nuk kanë nisur negociatat.
Ujkani i kishte kaluar sezonet e fundit te Rizespori në Turqi, ku nuk po gjen vend në formacionin bazë, përcjell Albinfo.ch.
E këtë verë u rikthye në futbollin italian, ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














