Koronavirusi: çast pas çasti
Tjetër teori: A ka financuar SHBA-ja eksperimentin me lakuriq në Wuhan
Daily Mail raporton se SHBA ka dhënë 3.7 milionë dollarë për një eksperiment me lakuriq në Wuhan, ku nisi koronavirusi
“Qeveria e ShBA-së dha 3.7 milionë dollarë ndihmë për laboratorin e Wuhan. Laboratori kinez nga ku besohet se ka pasur një rrjedhje të mundshme të koronavirusit, ka përdorur para të qeverisë amerikane për të realizuar hulumtime në lakuriqët e natës, për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i shpërthimit vdekjeprurës”.
Kështu e nis shkrimin media e njohur Daily Mail për sa i përket laboratorit të koronaviruseve në Wuhan.
Laboratori është qendra e disa teorive të komplotit, ku thuhet se është burimi origjinal i shpërthimit të koronavirusit, transmeton TCH.
Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente koronaviruse mbi gjitarë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarë nga qeveria amerikane, përcjell albinfo.ch.
“Instituti i Virologjisë Wuhan ndërmori eksperimente për koronavirusin mbi gjitarë të kapur më shumë se 1.000 milje larg në Yunnan, të cilat u financuan nga një grant prej 3.7 milionë dollarë nga qeveria amerikane”, vijon më tej shkrimi.
Instituti ndodhet vetëm 20 milje larg tregut të ushqimit, ku fillimisht besohej se filloi shpërthimi.
Ekspertët vazhdojnë të thonë se virusi është transferuar nga kafshë te njeriu dhe nuk është krijuar me laborator në Kinë, siç pretendojnë disa teori konspirative.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















