Shkurt.ch
Tiroli i Jugut dëshiron të bëhet Kanton i Zvicrës?
Kjo del nga paralajmërimi i një konference që do të mbahet në vjeshtë, e cila ka temën “Kantoni i Tirolit të Jugut – utopi apo model”
Pak kohë pasi që landi Baden Württemberg i Gjermanisë ka shprehur dëshirën për t`iu bashkuar Zvicrës (së pak sipas sondazheve të gazetave të atjeshme) tash edhe krahina autonome e Tirolit Jugor, në Itali, ka shprehur po këtë dëshirë. Kjo nxirret si përfundim nga paralajmërimi i një konference që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti, e cila ka temën “Kantoni i Tirolit të Jugut – utopi apo model”. Konferenca ose “6 Global Form Südtirol” (GFS) mbahet në kryeqendrën e kësaj krahine me status special, në Bozen (Bolzano).
Për të ligjëruar në këtë forum janë ftuar politikanë zviceranë, të cilët pritet t`ua shpjegojnë tirolasve funksionimin e sistemit të Zvicrës.
Themeluesi i GFS, Christian Girardi, i cili jeton në Zvicër prej gjashtë vitesh, thotë se “ne në Tirolin Jugor jemi shumë të afërt me zviceranët për nga kultura. Edhe ne identifikohemi fuqishëm me malet dhe flasim tri gjuhë të ndryshme.”
Tiroli Jugor, i banuar nga gjermanofonë, gëzon statusin special autonomie që nga viti 1972.
Girardi, përparësinë më të madhe te Zvicra e sheh në demokracinë direkte të saj. I pyetur nëse Tiroli Jugor me të vërtetë dëshiron t`i bashkohet Zvicrës, ai ka thënë se ai nuk mund të flasë në emrin e banorëve të Tirolit prandaj nuk dëshiron të thotë diçka të gabuar. Por, në vazhdim Giradi megjithatë pohon: “Në të vërtetë po, Disa tirolas të jugut me siguri do të ishin në favor që të bëhemi një kanton i Zvicrës”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












