Tirana dhe Prishtina nderojnë Dr. Ferid Muradin
Nobelisti Ferid Murati nderohet me titullin “Nderi i Akademisë” së Shqipërisë dhe “Qytetar Nderi i Kosovës”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot shkencëtarin e madh me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, i shoqëruar nga familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij.
Në një ceremoni organizuar me këtë rast, Presidentja Jahjaga i dorëzoi dr. Muradit, i cili për të arriturat e tij në shkencën e mjekësisë është i nderuar me Çmimin Nobel, dekoratën “Qytetar Nderi i Kosovës”.
Kjo dekoratë iu dha dr.Muradit “për kontributin e tij në fushën e mjekësisë dhe për nderin që i bën vepra e tij popullit të Kosovës”.
Vendimin për dekorimin e dr.Ferid Muradit, Presidentja Jahjaga e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidenti i Kosovës.
Dr.Ferid Murad, pasi përgëzoi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit, u shpreh shumë i nderuar me dekoratën me të cilën u nderua nga Presidentja e Kosovës.
Nobelistit shqiptaro-amerikan, Ferid Murati është dekoruar në Shipëri me medaljen “Nderi i Akademisë”, edhe nga kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj, për kontributin e dhënë në shkencën e mjekësisë dhe për nivelet e larta që ka arritur.
Studiuesi i mjekësisë, në takimin zyrtar në Akademinë e Shkencave në Tiranë, tha se, për të është gjithmonë emocionuese që të kthehet dhe të vizitojë vendin e tij, pasi 50 % e gjakut të tij është nga Shqipëria.
Nobelisti për mjekësinë vjen në Shqipëri për herë të dytë, pas vizitës së 12 viteve më parë.
Ferid Murat, i njohur për shpikjen e Viagrës lindi më 14 shtator të vitit 1936, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mban titullin Doctor Honoris Causa të Universitetit të Evropës Juglindore dhe të Universitetit të Tiranës
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











