Futboll
Tifozët me fishekzjarrë kanë ndërprerë ndeshjen e Superligës zvicerane
Një gjest aspak i hijshëm ka ndodhur në ndeshjen e Superligës Zvicerane ndërmjet Sionit dhe Grasshoppersit.
Tifozët mysafirë kanë hedhur fishekzjarrë në fushë, duke bërë që ndeshja të ndërpritet dhe të mos vazhdohet më, përcjell albinfo.ch.
Sioni ishte duke fituar 2:0, ku dy herë ka asistuar Ermir Lenjani, derisa golin e dytë e shënoi Pajtim Kasami, shkruan ‘Blick’.
Edhe pas golit të Kasamit, tifozët mysafirë kanë hedhur fishekzjarrë në fushë. Situatë e ngjashme ka vazhduar edhe në pjesën e dytë.
Gjyqtari ka dërguar lojtarët në zhveshtore, por më pas ka ndërprerë përfundimisht për të mos vazhduar më.
Zyrtarët e skuadrës mysafire kanë dënuar aktin, ashtu si edhe vendësit, duke e përshkruar si një akt jo të hijshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
Pajtim Kasami ka fajësuar lojtarët e ish-skuadrës së tij, që duhej të flisnin me tifozët, por ishin të frikësuar, derisa e ka përshkruar si një skenë të trishtueshme për futbollin zviceran dhe kjo ishte e papranueshme.
Grasshoppers ndodhet në vendin e fundit në Superligën zvicerane me vetëm 18 pikë. Ndeshja pritet të regjistrohet 3:0 për Sionin.
FC Sion vs Grasshoppers in the Swiss League . Game abandoned. ??????#SionGC #football pic.twitter.com/jm2azhUGeG
— Sports Freakshow ⚽???⚾? (@aussiebeastmode) March 16, 2019
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











