Lajme
Valis: Ky person ka vrarë sot dy veta – Policia, në kërkim të 36-vjeçarit
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Sitten (Sion) të Kantonit Valis. Një burrë qëlloi disa persona në dy lokacione. Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.
Një burrë ka qëlluar me armë zjarri në dy lokacione të ndryshme në Sion (Sitten) VS të hënën. Pak para orës 8 të mëngjesit, ai qëlloi disa persona për arsye të panjohura, thuhet në një deklaratë të Policisë Kantonale të Valisit, transmeton albinfo.ch. Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.
Pas marrjes së denoncimit, Policia Kantonale e Valisit ka ngritur menjëherë një forcë për arrestimin e autorit, shkruan 20minuten.ch.
Sipas gjetjeve fillestare, autori i ka njohur viktimat e tij. Prokuroria publike ka hapur një hetim për vrasjen si një varg vrasjesh, të kryera me dashje.
Në mesditë, policia njoftoi se po kërkonte 36-vjeçarin Sébastien Robin dhe publikoi një foto të tij, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, autori i dyshuar mund të drejtonte makinën e tij, Peugeot 206 Cabriolet, ngjyrë gri metalike, me targë VS 469’678. Kushdo që mund të japë informacion për këtë njeri, kërkohet të kontaktojë qendrën e operacioneve të policisë kantonale të Valisit në 027 326 56 56.
Policia Kantonale thekson se ky person është i rrezikshëm dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përpiqeni ta arrestoni ose t’i afroheni.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













