Kinema
Thirrje për statistë
Në këtë skenë janë të ftuar të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një filmi kosovar
Regjisorja Aulona Selmani, me anë të një njoftimi ka bërë thirrje për ndihmë për realizimin e një pjese të filmit kosovar. Thirrja është për statistë për filmin “A Question Of Balance”, përcjell albinfo.ch.
Përmbajtja e skenës: Njerëzit duke u falur në xhami me personazhin kryesor të filmit, Dautin, i cili përfaqëson një të mbijetuar të masakrës në një fshat të Kosovës, ku ai ka humbur të gjithë familjen e tij, përfshirë djalin e tij. Nuk ka dialog apo ndonjë gjë të komplikuar.
Në këtë skenë janë të ftuar të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një filmi kosovar, që ka si temë kryesore luftën në Kosovë dhe traumat e shkaktuara nga ajo luftë. Është një mundësi për t’i treguar botës tmerret që një luftë mund t’u shkaktojë njerëzve dhe për të treguar faktin se pothuajse askush nuk dënohet për këto krime.
Kërkojmë ndihmën tuaj për realizimin e kësaj skene e cila në thelb është shumë e thjeshtë, por që përmban një të vërtetë shumë të vështirë.
Ngjarja do të zhvillohet më 26.06. 2022 10:00 – 13:00 Bazel, xhami, Pratteln
Muttenzerstrasse 109, 4133
kontakt: Xheni Alushi [email protected]
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










