Bota
Theresa May, nën akuzë për blerje të votës së deputetëve

Kryeministrja britanike, Theresa May, u akuzua sot se ka blerë mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e saj të Brexit, pas prezantimit të një fondi prej 1,6 miliardë stërlinash (1,87 miliardë euro) që do të shkojnë për rajonet e disavantazhuara.
”Fondi do të lejojë stimulimin e aktivitetit ekonomik në zonat që nuk kanë përfituar nga rritja ekonomike në të njëjtën mënyrë si rajonet më të begata të vendit”, sqaroi qeveria.
‘’Kudo në të gjithë vendin, vota e popullsisë në favor të Brexit është shprehje e një dëshire për ndryshim’’, pohoi May gjatë prezantimit të fondit. Për një periudhë shumë të gjatë, fondet nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se gjysma e fondeve do të shkojnë për ndarjet administrative zgjedhore të veriut dhe qendrës së Anglisë, të cilët votuan masivisht pro largimit nga BE-ja gjatë referendumit të qershorit 2016.
E-Diaspora
-
Ofendoi rëndë zyrtarët policorë, arrestohet mërgimtari Në qytetin e Pejës, një shtetas amerikan, pasagjer në një veturë të ndaluar për kundërvajtje në...
-
Rinor Kastrati diplomon në Londër, ngre flamurin shqiptar me krenari
-
Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
Jeta në Austri
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës Fiona merr titull në Medizinische Universität Wien...
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik
-
Kancelari i Austrisë kundër rritjes së moshës ligjore të pensionit