Futboll
“The Sun” pyet: Kush është Arijanet Muriqi dhe cilin shtet përfaqëson?
Ai ka lindur në Cyrih të Zvicrës nga prindër shqiptarë nga Mali i Zi
Aro Muriq ishte titulluar edhe në ndeshjen gjysmëfinale për Manchester Cityn kundër Burton Albion në Kupën Carabao, ku City fitoi 9:0. Ai ka qenë titullar në këtë Kupë, që nga fillimi.
Aro (shkurtesa për Arijanetin) ka tre nënshtetësi të ndryshe. Ai ka lindur në Cyrih të Zvicrës nga prindër shqiptarë nga Mali i Zi, shkruan “The Sun”.
Portieri ka luajtur dy ndeshje për Malin e Zi U-21, dhe në të dyja ndeshjet ishte përjashtuar nga loja, madje njërën duke goditur kundërshtarin me kokë, përcjell albinfo.ch.
Pasi Mali i Zi nuk e ftoi në ekipin e parë, ai kaloi te Kosova. Muriqi ka bërë një paraqitje me Kosovën dhe pritet të luajë ndaj Anglisë në kualifikimet për “Euro 2020”, përcjell albinfo.ch.
Muriqi nisi futbollin te skuadra zvicerane FC Zurich, përpara se të kalonte te rivalët e qytetit, Grasshoppers.
Në korrik 2017, ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me Manchester Cityn dhe u dërgua menjëherë në huazim tek NAC Breda, ku mbrojti në vetëm një ndeshje.
Sidoqoftë, Muriqi e ka impresionuar Pep Guardiolan, duke tejkaluar Daniel Grimshaw, si portierin e dytë të klubit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












