Integrimi
Thai boksieri shqiptar e ushtron Carlosin e dhunshëm
Carlosit i është caktuar si terapi ushtrimi në thaiboks. Trajner i tij është Shemsi Beqiri, kampion i dhjetëfishtë botëror, i dyshuar edhe ai për ushtrim dhune
Mediet e Zvicrës i kanë dhënë javën që shkoi hapësirë të madhe rastit të një të riu të dhunshëm gjysmë brazilian. Ai në disa raste ka ushtruar dhunë ndaj të tjerëve dhe për këtë, sipas opinionit mbizotërues, nuk ka marrë dënimin meritor. Për më tepër, ai është shpërblyer.
Falë “zemërgjerësisë” së avokatëve për të rinj , siç e cilësojnë disa medie, ai i është nënshtruar një terapie speciale e cila u kushton shtrenjt ptaksapaguesve.
Në fakt „Calrosi“, siç quhet 19 vjeçari i dhunshëm, veç disa incidenteve më të vogla, ka rrahur keq, një të ri me prejardhje turke, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ky i fundit do t`i bartë pasojat e dhunës brutale të Carlosit deri në fund të jetës ndërkohë që përkujdesja insititucionale për 19 vjeçarin e dhunshëm kushton 29 mijë franga në muaj.
Ajo që mediet ua zënë veçanërisht për të madhe institucioneve përgjegjëse është se ato, në emër të risocializimit të tij, i kanë siguruar Carlosit, veç tjerash, edhe ushtrime të rregullta në thai boks.
Dhe, trajner i tij është pikërisht një shqiptar: Shemsi Beqiri 27 vjeçar, kampion i dhjetëfishtë botëror në këtë sport.
Beqiri vetë, nga ana tjetër dyshohet për një rast rrahjeje dhe për një kërcënim. Por ai thotë se akuza për kërcënim është e sajuar për shkaqe xhelozie ndërsa rrahja, është një akt vetëmbrojtje.
“Më kishte sulmuar një i sëmure me Aids dhe më është dashur që ta zmbraps djuke përdorur forcën”, thotë ai sot.
I shndërruar në një skandal të dorës së parë, rasti „Carlos“ ka pushtuar ndërkohë, jo vetëm kryetitujt e gazetave por edhe agjendat e politikanëve, edhe atyre në nivel nacional. Kështu, para pak ditësh është kërkuar nga kreu i avokatëve për të rinj që të hartojë një raport rreth shpenzimeve të terapisë speciale për Carlosin.
Këtë raport pastaj do ta marrë nën llupë edhe ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Kjo e fundit ka thënë për gazetën „Sonntagsblick“ se pasi të analizohet raporti, do të shihet se a duhet nxjerrë mësime nga rasti, dhe nëse po, cilat do të jenë ato“.
Sa i përket Sh. B., ai thotë se Carlosin e ka vizituar për të parën herë në qershor të vitit 2012 me dëshirën e avokatit për të rinj. „Unë e kam kuptuar menjëherë se mbrapa kësaj shprehjeje të zymtë të fytyrës së tij fshihet një i ri me vlera“, ka thënë trajneri shqiptar. Dhe, sipas tij, terapia me thai boks ka treguar sukses.
“Carlosi është bërë shumë më i qetë, më gazmor dhe më rezistues ndaj konflikteve”.
Por, fjalët si këto nuk e bindin aspak viktimën e Carlosit, turkun A.Y, sot njëzet vjeç, shkruan “SonntagsZeitung”. Ai është goditur para tri vitesh me thikë nga gjysmë braziliani dhe vazhdon të vuajë nga plagët e pësuara. Mirëpo, ndërsa vuajtjet e tij nuk kanë përfunduar, Carlosi jeton në një banesë 4.5 dhomëshe me një ekip prej dhjetë vetash që kujdeset gjatë 24 orëve për të.
Ajo që e mundon më shumë turkun 20 vjeçar është fakti se atij vetë, edhepse viktimë, i janë paguar gjithsej 3500 franga si kompensim të demit të pësuar.
Deputetja nacionale e SP/PS-së, Chantal Galladè tregohet e prekur sidomos nga trajtimi jo i duhur i viktimës në këtë rast. Ajo, në sesionin vjeshtor të parlamentit do të kërkojë zgjerimin e fushës së veprimit të ligjit mbi ndihmën viktimave. “Unë kërkoj që viktimat e dhunës fizike të marrin dëmshpërblim më të lartë”, ka thënë ajo për “SonntagsZeitung”.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











