Lajme

Thaçi për televizionin zviceran: “Beogradi është kryeqyteti i të gjitha problemeve”

"Presidenti Thaçi ka `kapur demin për brirësh`. Projekti i ushtrisë është vetëm njëri ndër hapat e tij në luftën politike për fuqi me Beogradin"

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin publik zviceran i mbron planet e tij për një ushtri të Kosovës. Krahas kësaj, ai kërkon një rregullim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Balancat e fuqive në Ballkan janë vënë në lëvizje.

FSK (Forca e Sigurisë e Kosovës) është bërthama e ushtrisë së ardhme të Kosovës, e trajnuar sipas modelit amerikan. Emisioni “10vor10” ka pasur qasje ekskluzive për të hyrë në Kazermën “Adem Jashari” afër Prishtinës: Ushtria e Kosovës de facto ka kohë që është në ndërtim.

Në fillim të vitit presidenti Hashim Thaçi kishte provuar që t`i avancojë me ligj Forcat e Sigurisë me ligj në ushtri të vendit, transmeton albinfo.ch. NATO ka reaguar me skepticizëm ndaj kësaj.

Në intervistën e tij me SRF, Thaçi ka ripohuar planet e tij për ushtrinë. “Kosova është një shtet sovran dhe secili shtet sovran ka ushtri. Caku ynë është anëtarësimi në Nato. Pa ushtri ne nuk mund të marrim pjesë as në programin e Nato-s “Partneritet për paqe”. Kosova, sipas tij ka pritur tepër gjatë për të ndërmarrë hapa konkretë në atë drejtim. Kjo ka ndodhur nga kujdesi ndaj partnerëve dhe mbështetësve ndërkombëtarë të Kosovës. Ndërkaq, pavarësia e vendit është e kontestuar. Beogradi e trajton Kosovën edhe më tutje si pjesë të Serbisë dhe situatën e tashme e toleron vetëm me kushtin që një force paqësore nën drejtimin e Nato-s kujdeset për sigurinë.

Në këtë kuptim edhe ushtarët e Zvicrës shërbejnë në Kosovë. Për Thaçin, Swisscoy është edhe më tutje i mirëseardhur në Kosovë: “Ushtarët zviceranë në kuadrin e KFOR-it japin një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në regjion, përcjell albinfo.ch. Kosova dhe Zvicra kanë një raport pothuaj familjar mes vete”.

Stabiliteti në Ballkan është një lëndë delikate. Balancat e pushteteve në regjion janë vënë muajve të fundit në lëvizje. Ashtu sikurse shpeshherë, këtu bien në sy më së shpejti ndryshimet e politikës botërore. Konfliktet e ftohta të Evropës Juglindore  po menaxhohen edhe nga jashtë: nga BE, SHBA, Rusia dhe Turqia. Beogradi po balancon në mes të Moskës dhe Berlinit. Kështu, njeriu i fortë i Serbisë Aleksandar Vuçiç gëzon mbështetjen e Merkelit dhe Putinit. Marrë sipërfaqësisht ai po udhëheq një politikë të shtendosjes dhe po e forcon kështu pozicionin serb në çështjen e Kosovës.

Për këtë arsye presidenti Thaçi ka “kapur demin për brirësh” (ka bërë një hap më shumë përpara). Projekti i ushtrisë është vetëm njëri ndër hapat e tij në luftën politike për fuqi me Beogradin. Ai po ashtu edhe do të akuzojë Serbinë për gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës në luftën e viteve 1998/1999. Veç kësaj, Kosova kja pezulluar bisedimet për normalizim në Bruksel, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka bërë pasi që ish kryeministri i vendit Ramush Haradinaj deri sot ishte i ngujuar në Francë për shkak të një fletarresti serb.

Por, sipas Thaçit, bisedimet nën patronatin e të ngarkuarës për punë të jashtme të BE-së Frederica Mogherinit edhe ashtu po shkojnë tepër ngadalë. Unë jam kundër që procesi të bëhet një “histori që nuk mbaron kurrë”. Ne duhet të ulemi bashkë dhe të diskutojmë në mënyrë dinamike.  Sipas një agjende të qartë që na çon drejt një marrëveshjeje më të madhe, politike.” Një union të shteteve me popullatë shqiptare.

Por pengesa kryesore për Thaçin është Serbia: “Beogradi është kryeqyteti i problemeve”. Ai me këtë rast thekson se Serbia prodhon konflikte me të gjithë në regjion, ndërkohë që Kosova ka raporte shumë të mira me të gjitha shtetet në regjion përveç me Serbinë.  Toni ndërmjet politikanëve ballkanikë po bëhet gjithnjë më i lartë, përcjell albinfo.ch Ndërkohë është bërë fjalë dhe për  një union në mes të shteteve me popullsi shqiptare. “Një fantazmë e Shqipërisë së Madhe”. Brukseli ka besuar gjatë në fuqinë e perspektivave të hyrjes në BE- por kjo “fuqi e butë” evropiane po humbet dhe me këtë edhe stabiliteti në regjion.

http://www.srf.ch/news/international/hashim-thaci-ein-starker-staat-hat-eine-armee