Kosova
Thaçi: Kosova vazhdon të mbetet e gatshme për të formuar ushtrinë e saj
“Si president i Republikës së Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij sa ma shpejt që është e mundur”, tha Thaçi
Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet të ketë ushtrinë e saj, madje këtë kusht e ka plotësuar disa vite më parë. Këto komente ai i bëri për nder të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gjatë parakalimit të njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Herën e fundit kur kishim një parakalim të tillë të FSK-së, ishte para katër vitesh, në njërën anë shënonim 6 vjetorin e shtetit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër FSK i kishte kryer të gjitha përgatitjet për t’u transformuar në Forcat e Armatosura të Kosovës . Fatkeqësisht, ne si politikë e Kosovës nuk ishim aso kohe në gjendje që t’i përcjellim si duhet në hapa Forcat e Armatosura të Kosovës , por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë. Si president i Republikës së Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij sa ma shpejt që është e mundur”, tha Thaçi.
Sipas tij Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia, janë dhe do të mbeten njëra ndër vlerat më supreme të këtij shteti.
“FSK dhe Policia e Kosovës të cilat janë më të mirët në rajon janë fuqia e shtetit të Kosovës, janë garanca më e mirë e sigurisë e stabilitetit dhe të qëndrueshmërisë të Republikës së Kosovës . Prandaj momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë sonë është duke trokitur në derën e hapur. Partnerët tanë strategjik dhe NATO e përkrahin plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës, sepse do të jetë një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë . Shteti i Kosovës mburret me ju”, tha Thaçi, transmeton KP.
Pas fjalimit të presidentit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama , raportoi para presidentit të vendit, duke sinjalizuar për parakalimin e njësiteve elite të FSK-së dhe Policisë.
Në manifestimin e organizuar nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës, që u mbajt për ndër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë marrë pjesë shumë mysafirë, ndër ta ishin, ish presidenti kroat Stipe Mesiq, ish kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish administratori i UNMIK-ut Bernard Kuchner, ish ambasadori i OSBE-së William Walker, ambasadorë dhe mysafirë nga shumë vende të botës.
Në mesin e mysafirëve është edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Përveç ish presidentit Fatmir Sejdiu,në këtë organizim nuk ishin të pranishëm deputet dhe përfaqësues nga opozita. Kosova dje ka mbushur dekadën e parë të pavarësisë, ndërsa këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka qenë ajo që e këtë festë e ka bërë më madhështore.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











