Kosova
Thaçi e dëshmon me fakte çka kishte thënë Rugova për shkëmbimin e territoreve
Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme kishte krahasuar qëndrimin e tij me atë të presidentin, Ibrahim Rugovës, në lidhje me çështjen e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.
Thaçi ka përsëritur se është kundër ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve por ka theksuar se e mbështet korrigjimin e kufirit me Serbinë.
“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, sipas Thaçit ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994.
Pas deklaratës së Thaçit, reaguan bashkëpunëtorët e afërt të presidentit Rugova, shkruan Albinfo.ch.
Milazim Krasniqi ishte njëri nga ata që reaguan pasi që në atë kohë, Krasniqi konsiderohej i afërt me Rugovën.
Krasniqi ka thënë se nuk i kujtohet që Rugova të jetë shprehur ashtu siç ka deklaruar Thaçi.
Në anën tjetër për të vërtetuar atë që ka thënë Rugova, Presidenti Thaçi ka publikuar fakte të cilat e dëshmojnë qëndrimin e atëhershëm të Rugovës.
“E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë vetën si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot. HTH Më poshtë, lexoni një pjesë të shkëputur nga intervista e Presidentit Ibrahim Rugova dhënë më 1994 për gazetën Zëri”, ka shkruar Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












