Kosova
Tetë pacientë vdiqën derisa ishin në listën e pritjes për trajtim
Tetë pacientë me probleme në zemër, nuk kanë arritur të presin trajtimin mjekësor, pasi që ndërkohë kanë vdekur para se t’u vijë radha. Bëhet fjalë për pacientë që ishin në listën e pritjes që nga viti 2016 në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo listë, mbetet e gjatë, thonë kardiologët, sipas të cilëve, për pacientët që nuk janë më në këtë jetë, kanë mësuar nga familjarët e tyre, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Aktualisht janë rreth 70 pacientë që ende presin për shërbime mjekësore në këtë klinikën, thotë kardiologu Tefik Bekteshi. Më herët sipas tij kishte 1.502 pacientë në pritje, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, në Klinikën Kardiologjike në QKUK, është vetëm një sallë për të gjithë këta pacientë që kërkojnë ndihmë.
Një aparat i angiografisë, i cili ka dy vjet që nuk është sjellë nga Austria, ndonëse i blerë për QKUK-në, nuk ka arritur në vendin ku i takon.
Bekteshi potencon faktin se me këtë aparat, do të zvogëlohej edhe më tej lista e pritjes së pacientëve.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili thotë se ka shumë klinika në të cilat presin pacientët. Por, sipas tij, aktualisht po punohet që shërbimet të jenë më efikase. Ai përmend edhe aparatin e angiografit, për të cilin zotohet se brenda dy deri tre muajve do të sillet në Kosovë.
Kardiokirurgu Fatos Kojqiqi në anën tjetër tha për Radion Evropa e Lirë se lista e pritjes me sëmundje të zemrës është marrëzia më e madhe që mund të ndodh në Kosovë. Kjo gjendje, sipas tij, sjell si pasojë që nga kjo listë të vdesin pacientët, pa arritur të marrin shërbimet shëndetësore.
Ndërkaq pacientët me sëmundje të zemrës kërkojnë të vendosen kritere se për cilat sëmundje duhet të pritet.
M.K. 56-vjeçar, nga lista e pritjes, thotë se duhet të ketë një vlerësim, pasi që nuk mund të presin të gjithë pacientët njësoj, pasi që kjo varet nga sëmundja nga e cila vuajnë.
“Nuk duhet që pacientët me sëmundje të zemrës më shumë se dy muaj të presin, për shkak të natyrës së sëmundjes. Mendoj se kjo duhet të jetë kriter”, tha M.K.
Sidoqoftë, shërbimi 24 orësh për sëmundjet e zemrës ishte funksionalizuar në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2014, por që një shërbim i tillë ishte ndërprerë për shkak të sabotimit të këtij shërbimi 24 orësh nga disa mjekë kardiologë aty.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










