Koronavirusi: çast pas çasti
Testimet e para të vaksinës kundër Covid-19 japin shenja premtuese
Testimet e para që po zhvillohen për një vaksinë kundër koronavirusit mund ta përgatisin sistemin imunitar të njerëzve për të luftuar këtë virus, u raportua nga një kompani në Shtetet e Bashkuara.
Moderna tha se antitrupat neutralizues janë gjetur në tetë personat e parë që kanë marrë pjesë në testim.
Kompania po ashtu tha se reagimi imunitar ka qenë i ngjashëm te njerëzit e infektuar me virusin aktual.
Testime më të mëdha për të parë nëse vaksina në të vërtetë mbron nga infeksioni, pritet të fillojnë në korrik.
Puna për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit është duke u zhvilluar me një shpejtësi të paparë – rreth 80 grupe në të gjithë botën janë duke bërë përpjekje.
Moderna është e para që teston një vaksinë eksperimentale, të quajtur mRNA-1273, në njerëz.
Vaksina është një copëz e vogël e kodit gjenetik të koronavirusit, që injektohet te pacienti.
Ajo nuk ka kapacitet të shkaktojë infeksion ose simptoma të koronavirusit, por është e mjaftueshme për të nxitur reagime nga sistemi imunitar.
Testimet e vaksinës, të udhëhequra nga Instituti për Alergji dhe Sëmundje Infektive i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, treguan se ajo çon në prodhimin e antitrupave që mund të neutralizojnë koronavirusin, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










