Lajme
Testi për patentë-shoferë, nën vëzhgimin e kamerave
Testimi teorik dhe ai praktik për patentë-shofer, tash e tutje do të bëhet nën monitorimin e kamerave
Tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, sektori më i dyshimtë për keqpërdorime, ai i patentë-shoferëve është bërë transparent. Në sallën ku mbahen provimet me shkrim, janë vendosur kamerat nga Ministria e Infrastrukturës për të përcjell çdo lëvizje dhe keqpërdorim të mundshëm të kandidatëve dhe ekzaminerëve.
Inaugurimi i këtij projekti është bërë sot në njësinë e Patentë shoferëve në Prishtinë nga ministri i ministri, Lutfi Zharku, i cili ka parë nga afër testimin e sistemit të kamerave monitoruese në këtë qendër.
Krejt ky sistem po bëhet për shkak të ankesave që ka pranuar Ministria e Infrastrukturës se aty zhvillohej korrupsioni.
“Po e bëjmë prezantimin e punës tonë që ka të bëjë me rritjen e transparencës dhe që kontribuon në rritjen e sigurisë në komunikacion. Ne së pari kemi filluar me montimin e kamerave nëpër salla ku mbahet testimi teorik, ndërsa javën e kaluar kemi filluar edhe me përdorimin e kamerave në testimin praktik”, deklaroi ai.
Gjatë muajit prill, sipas ministrit të Infrastrukturës, do të fillojmë me një fazë shumë më të madhe të rritjes së kontrollit apo rritjes së cilësisë së testimit. “Do të kalojmë në fazën e testimit elektronik, në prill besoj”, tha Zharku, sipas të cilit, instalimi i kamerave ka kushtuar 25 mijë euro, ndërsa vlera para-llogaritare e testimit elektronik, do të arrijë deri në 500 mijë euro.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












